PD nis përgatitjet për “primaret”, mesazhi për drejtuesit e degëve: Kur nis procesi

Selia e Partisë Demokratike
23 Janar 2025 | 16:18

Partia Demokratike ka nisur këtë të enjte punën për procesin e primareve nga i cili do të dalin kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se procesi i primareve në PD pritet të nisë në javën e parë të shkurtit.

Paraprakisht kryetarëve të degëve të PD-së iu është dërguar një njoftim që iu bën me dije se nëse duan të marrin pjesë në primare e të garojnë për deputet, duhet të japin dorëheqjen nga posti që kanë në drejtimin e degës së partisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme u miratua dhe numi i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që partitë politike duhet të paraqesin në listat që do të dorëzojnë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Sipas KQZ listat për deputetë do të duhet të përmbajnë 186 emra kandidatësh, të ndara në 12 qarqet e vendit sipas mandateve respektive.

46 kandidatë pritet të jenë në listë të mbyllur, ndërkohë që 146 të tjerët do të jenë në listë të hapur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026