Dosja “Partizani”, i rethuar nga mbështetësit Sali Berisha paraqitet në SPAK

20 Janar 2025 | 10:05

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:02 në Prokurorinë e Posaçme, në respektim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata.

Pranë SPAK janë mbledhur dhe një grup simpatizantësh të tij të cilët thonë se e kanë marrë njoftimin nëpërmjet mediave dhe kanë ardhur aty. Po ashtu edhe deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së po qëndrojnë jashtë ambienteve të SPAK.

Kjo është hera e dytë që Berisha paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi më 6 janar pasi atij ju rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.

Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.

Berisha, është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Pas daljes nga SPAK Berisha tha se ky insitucion është politik dhe komandohet nga Edi Rama.

“Altin Lala kishte urdhëruar OPGJ-në që procesverbali të mos kishte asnjë shënim. Vetëm një injorant mund të lëshojë një urdhër të tillë. Nuk ka procesverbal në botë që përjashton shënimin. Çdo procesverbal, ai që e firmos ka të drejtë të bëjë shënimin. Por meqenëse herën e parë ai ishte tërbuar nga publikimi i shënimi, bëmë një marrëveshje. I thashë unë do të firmos 2 procesverbale këtu, njërin për ty, tjetrin për Altin Lalën. Për Altin Lalën me shënime, për OPGJ pa shënime. Pra ishte një kompromis që kishte bazë një qëndrim të njerëzishëm timin, ndaj një djali të ri. Kurse Lala e mori, iu dha aty. Oficeri i BKH-së është i detyruar të mbajë çdo dokument që dorëzon i thirruri. Ai nuk ka shkelur aspak ligjin. Ligji ne ka shkelur Altin Lala e mos harroni, tani e tutje mos e thërrisni Altin Dumani, por Altin Lala”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026