Trump në Forumin e Davosit: Kritika ndaj BE-së për tarifat, taksat dhe rregulloret

23 Janar 2025 | 18:44

Donald Trump ishte virtualisht në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në një seancë pyetje përgjigje ku ka treguar më shumë rreth planeve të tij për politikën e jashtme të SHBA.

Gjatë fjalës së tij Trump tha se ai planifikon një ndërhyrje të madhe në tregun e naftës , duke kërkuar nga Arabia Saudite dhe OPEC të “ulin koston e naftës” Ai gjithashtu i kërkoi Arabisë Saudite të rrisë investimet e saj në SHBA në 1 trilion dollarë.

Republikani amerikan, gjithashtu bëri thirrje që vendet anëtare të NATO-s të rrisin kontributin në mbrojtje, duke kërkuar që ato të paguajnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

“Sot disa vende nuk paguajnë as 2% të PBB-së. Është koha që të gjithë të kontribuojnë në nivelin e duhur për të mbështetur Aleancën,” deklaroi Trump.

Në lidhje me Ukrainën, Trump tha se vendi është gati të bëjë një marrëveshje dhe tha se dëshiron të takojë presidentin rus Vladimir Putin së shpejti për t’i dhënë fund konfliktit.

Ai premtoi të ulë normën e taksës së korporatave në SHBA në 15% për bizneset që prodhojnë produktet e tyre në Amerikë.

Në përgjigje të një pyetjeje nga themeluesi i Grupit Blackstone, Trump ka shfaqur kritika për Bashkimin Evropian.

Kryesisht, ai thotë se tarifat dhe taksat e vendeve janë shumë të larta, rregulloret e tyre janë kufizuese, deficiti tregtar me SHBA-në është shumë i madh dhe se ata kanë ndjekur kompanitë amerikane si Google në gjyq.

“Ne do të bëjmë diçka për këtë,” thotë ai.

“Po përpiqem të jem konstruktiv, sepse e dua Evropën. Unë i dua vendet e Evropës, por procesi është shumë i rëndë dhe ata i trajtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë, shumë padrejtësisht.”

I pyetur nëse nën udhëheqjen e tij SHBA do të garantonte furnizimin me gaz në Evropë, Trump përgjigjet “po”.

“Ne do të bënim absolutisht një marrëveshje energjetike me Evropën dhe do ta kalonim atë.” Ai thekson rëndësinë e dërgesave të LNG (gazit natyror të lëngshëm) të Amerikës në BE.

Amerika është tashmë një furnizues kryesor i LNG-së për BE-në 27-anëtare dhe roli i saj pritet të rritet edhe më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026