​Elon Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarë të AI të shpallur nga Trump

23 Janar 2025 | 14:18

Në një zhvillim të papritur, Elon Musk ka ngritur dyshime mbi projektin e prezantuar nga Donald Trump, për një investim masiv në infrastrukturën e inteligjencës artificiale. Musk përdori platformën e tij të mediave sociale, X, për të theksuar se nismat e paralajmëruara nga Trump dhe kompanitë e mëdha si SoftBank, OpenAI dhe Oracle mund të mos kenë mbështetje financiare të mjaftueshme, duke shkruar: “Ata në fakt nuk kanë para.”

Investimi i njoftuar nga Trump do të krijojë një kompani të re të quajtur Stargate, e cila synon të forcojë bazën e infrastrukturës së inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara. Sipas deklaratës, SoftBank, OpenAI dhe Oracle do të investojnë 100 miliardë dollarë për të nisur këtë projekt, me mundësinë për të arritur deri në 500 miliardë dollarë gjatë periudhës së zhvillimit. Ky angazhim masiv është mbështetur nga liderët e këtyre kompanive, që qëndruan pranë Trump gjatë njoftimit të projektit.

Megjithatë, reagimi i Musk ka nxitur debate të mëtejshme. Ai ka një proces gjyqësor në vazhdim me OpenAI dhe CEO-në e saj Sam Altman, të cilin e akuzon se ka devijuar nga misioni origjinal i OpenAI, duke komercializuar teknologjitë më të avancuara të inteligjencës artificiale.

Në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj Musk, Altman shkroi në X: “Gabim, siç e dini me siguri. Dëshironi të vini të vizitoni faqen e parë tashmë në zhvillim? Ky është një hap i mrekullueshëm për vendin.” Ai shtoi se, pavarësisht se ndonjëherë ajo që është më e mirë për vendin nuk është gjithmonë optimale për interesat private tw personave tw caktuar.

Një burim i njohur me projektin Stargate hodhi poshtë pretendimin e Musk, duke theksuar se SoftBank ka 24.3 miliardë dollarë në bilanc dhe është në gjendje të marrë borxhe për të mbështetur investimin. Po ashtu, OpenAI ka angazhime kapitale të rëndësishme dhe Oracle ka gjithashtu mjete financiare të mjaftueshme për të kontribuar në këtë nismë.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, hodhi poshtë dyshimet e Musk dhe theksoi se populli amerikan duhet të besojë në fjalët e Presidentit Trump dhe CEO-ve të tjerë të përfshirë. Ajo i bëri apel publikut të mbështesë këtë projekt si një mundësi për avancimin e teknologjisë dhe rritjen e mundësive ekonomike për vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet

Udhëheqësit e Katarit dhe Pakistanit kanë diskutuar të mërkurën situatën në Lindjen e Mesme, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të...
16:18 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Irani i ka informuar SHBA-të se nuk u ngarkon asnjë tarifë anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e...
16:06 | 24/06/2026