A do jetë shqiptar? Teologu shpjegon procedurën e zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri

25 Janar 2025 | 10:35

Këtë të shtunë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta, ndërsa gjatë një intervistë në Euronews Albania, teologu Miron Çako shpjegoi procedurat e përzgjedhjes së Kryepeshkopit të ri.

Ai shpjegoi se pas vdekjes së Kryepeshkopit, Sinodi i Kishës do të mblidhet për të zgjedhur pasuesin në një proces demokratik.

Çako shpjegoi mbi procedurën që do të ndiqet për zgjedhjen e pasardhësit të Janullatos dhe theksoi se, sipas statutit të Kishës, drejtuesi i ardhshëm duhet të ketë nënshtetësi shqiptare, një kriter ky që është përcaktuar në mënyrë të qartë.

“Mbasi ndërron jetë një Kryepeshkop, pritet 40 ditë dhe Sinodi mblidhet për të zgjedhur në mënyrë demokratike me vota pasuesin. Dhe në këtë rast do bëhen të gjithë nderimet që i takojnë figurës së tij dhe më pas do mblidhet Sinodi i cili përbëht nga nënshtetas shqiptar peshkopë kemi dhe nënshtetas grekë por vetëm kryepeshkopi e kishte marrë nënshtetësinë Shqiptare nga të gjithë nënshtetasit grek që kanë dhënë kontributin në Kishën Autoqefale të Shqipërise. Ne sot kemi episkopë dhe mitropolitë me nënshtetësi shqiptare, dhe sipas statutit, jo sipas preferencave, duhet të jenë ata që do të udhëheqin Kishën”, tha Çako.

Ai shtoi se, ndonëse nuk mund të zbulonte emrin e pasardhësit, deri në përzgjedhjen e tij, peshkopi i Krujës do të mbajë përgjegjësinë për udhëheqjen e Kishës.

“Është një proces që ne e dimë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Pas Kryepeshkopit Janullatos, do të zgjidhet një pasardhës me nënshtetësi shqiptare. Sipas statutit të Kishës duhet të jetë me shtetësi shqiptare pra është një gjë që nuk na shqetëson është diçka që ne e dimë dhe nuk do ketë shumë kërshëri prandaj të qetësohen të gjithë sepse në Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë do të vendoset një nënshtetas shqiptar”, tha Çako.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025