Kush është i arrestuari i dyshuar për vrasjen e Lulzim Vishës, del foto e viktimës
Policia e Shtetit ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në kuadër të hetimeve për vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha, i cili u ekzekutua mëngjesin e të premtes parë në Zall Mner, të Kamzës.
I arrestuari, Eduart Lami, 37 vjeç, u ndalua gjatë një operacioni të koduar “Silenciatori”, ndërsa Evis Lami, 31 vjeç, është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i 37-vjeçarit u krye për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit në banesën e përdorur nga dy të dyshuarit në rrugën “Paqësore”, në Zall Mner, Policia sekuestroi:
- Një armë zjarri automatike me silenciator
- 15 fishekë luftarak
- 4 gëzhoja të armës së zjarrit të gjetura në oborr
- Një këllëf pistolete të tipit “Glok”
- Një thikë dhe një sopatë
Arma dhe gëzhojat do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për të përcaktuar nëse janë përdorur gjatë vrasjes së Lulzim Vishës. Policia dyshon se ekzekutimi është kryer me një armë të pajisur me silenciator, pasi në zonën e ngjarjes nuk janë dëgjuar të shtëna.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

