Vrasja e Lulzim Vishës, policia: Në automjetin e djegur u gjet armë e gjatë zjarri
48-vjeçari Lulzim Visha është viktima i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së punës mëngjesin e kësaj të premte në Zall Mner. Viktima i cili punonte si postier dyshohet të jetë vrarë për shkaqe hakmarrje.
Sipas grupit hetimor, në momentin e ekzekutimit autorët dyshohet se kanë dalë përballë makinës së Lulzim Vishës teksa dhe goditja me armë është kryer në xhamin para të automjetit. Ndërkohë, në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja nga qitja me armën e zjarrit.
Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre dhe të afërm të Rifat Domit i cili u qëllua për vdekje nga vëllai i viktimës në vitin 1997, ngjarje e cila dyshohet të jetë kjo shkaku i hakmarrjes që çoi në ekzekutimin e Lulzim Vishës.
Automjeti tip “Porsche” që u gjet i djegur në Zall Herr dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes ku brenda saj është gjetur një armë e gjatë zjarri, po ashtu e dyshuar si arma e përdorur për ekzekutimin e 48-vjeçarit.
Burime policore bëjnë me dije se gjatë verifikimeve të automjetit, ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.
Viktima Lulzim Visha rezulton të ketë qenë me precedent penal të mëparshëm, për armëmbajtje pa leje.
Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë