Luiza Gega shpallet sportistja e muajit nga Federata Europiane e Atletikës
Luiza Gega është shpallur sportistja e muajit për Janarin nga Federata Europiane e Atletikës. 31-vjeçarja përmirësoi rekordin e saj kombëtar në 3000 metra në garën me salla të mbyllura në Gjermani. Gega arriti që të merrte më shumë vota se katër atletët e tjerë që ishin në garë për këtë çmim.
“Në fakt është hera e parë që një sportis shqiptar vlerësohet me një çmim të tillë, për këtë jam shumë e lumtur. Kjo erdhi pas rezultatit që arrita në Karsluhe, në Gjermani, ku theva rekord kombëtar në garën e 3000 metrave, në një kohë shumë të mirë, që është dhe koha më e mirë në Evropë”, u shpreh Luiza Gega duke folur për Euronews Albania.
Tashmë sportisja e njohur po përgatitet për lojtar olimpike dhe aktualisht është duke u stërvitur pas përfundimit të fazës së parë në Kenia. Objektivi i saj është futja në top 10-shen e më të mirëve të Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa për vitin 2020, në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Paris, Gega synon medalje.
[twitter_feed=https://twitter.com/EuroAthletics/status/1227256397559189504]
Luiza Gega është atletja më e mirë shqiptare, mbajtëse e disa rekordeve dhe fituese e shumë medaljeve ndërkombëtare. Ajo ka fituar një sërë medaljesh ndërkombëtare mes të cilave edhe atë të Artën në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’.
Atletja ka arritur të sfidojë kushtet e vështira, mbështetjen e munguar dhe të triumfojë në kompeticionet ndërkombëtare. Si një shpërblim për punën e palodhur ndër vite, atletja është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i vendit, Ilir Meta.
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme