45-vjeçari tentoi të abuzonte me të miturin, nëna: I ofroi para, si shpëtoi djali

27 Janar 2025 | 15:23

Një 45-vjeçar, i identifikuar si Aleks Ago, është arrestuar nga policia e komisariatit të Devollit për ngacmim seksual ndaj një 15 vjeçari në fshatin Poloskë.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, nënëa e të miturit tregon momentin që mori vesh ngjarjen e rëndë.

Ajo pohoi se ishte i biri i cili i tha se 45-vjeçari i kishte ofruar para dhe e kishte mashtruar që ta merrte nga një lokal në qendër të fshatit në një zonë të veçuar mes pemëve të qershisë.

Nëna tha se Ago tentoi të kryente marrrëdhënie me të birin, por ky i fundit e kishte shtyrë dhe kishte mundur të largohej.

“Unë punoj në rrobaqepsi ka 17 vjet dhe kur kam ardhur nga puna në orën 7, shoh djalin të shoqëruar me një shokun e tij. E pyes ku ishe, por ky po rrinte i trembur dhe nuk fliste, ndërkohë ai djali tjetër i thoshte “fol tregoji nënës ku të kishte çuar ai burri”. Edhe djali tha “do të të tregoj më vonë se tani jam i trembur”. Djali më tha që te dyqani i fshatit, i kishte trokitur në xham dhe i kishte thënë hajde se do të të japë lekë. Ky i kishte thënë nuk dua lekë, sepse lekë më jep mamai. E kishte gënjyer djalin dhe e kishte çuar poshtë varrezave mes disa qershive dhe kishte kryer veprime me djalin e mitur. I kishte bërë pyetje për marrëdhënie seksuale. E kishte prekur dhe djali nuk e kishte lënë dhe e kishte shtyrë. Kur e shtyu djalit i ra telefoni dhe e mori një shok, aty u largua me vrap”, tha nëna.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026