BE gati të lehtësojë sanksionet për Sirinë, kushëriri i Asadit: Mos i inkurajoni

28 Janar 2025 | 14:22

Disa sanksione të Bashkimit Evropian ndaj Sirisë do të hiqen si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të BE-së për të ndihmuar në stabilizimin e Damaskut pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad në dhjetor, por kushëriri i Bashar Al-Assad ka dërguar një letër vendeve të BE-së duke u kërkuar që këto sanksione të mos hiqen.

Ribal Al Assad kreu i Organizatës për Demokraci dhe Liri në Siri  ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronws Albania ku tha se Europa nuk duhet të heqë sanksionet ndaj Sirisë, pasi sipas tij, lideri i Sirisë, Ahmed Al-Sharaa e ka mbushur vendin me terroristë.

“Duhet të kujtojmë se njerëzit që rrëzuan regjimin në Siri janë rebelë islamikë radikal. Kryetari i tyre ka qenë shef i franskionit të ISIS dhe kanë kryer mijëra mizori dhe masakra. Si mund të inkurajohet një njeri  tillë nga e gjithë bota, duke e njohur atë apo duke i hequr sanksionet duke i ofruar më shumë të ardhura.

Duhet të keni parasysh se ç’do të thotë ky grup për të gjithë botën. Nuk mjafton që ai të vesh një kostum e një kravatë e të thotë “më vjen keq”. Këta përbëjnë grupe terroriste. Ai ka thirrur terroristë të shumtë të lindjes së mesme që të mblidhen e të jetojnë në Siri duke i pajisur ata me pasaporta.

Ka pasur jordanezë, shqiptarë, egjiptian, janë rreth 22 mijë xhihadistë që mund të dërgohen drejt Europës përmes Qipros. Mund ta marrim me mend rrezikun që do ti sillte kjo europës dhe gjithë botës”, tha Al Assad.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026