Çfarë pritet të ofrojë Banka Shqiptare e Zhvillimit për bizneset

28 Janar 2025 | 15:15

Për ngritjen e Bankës Shqiptare për Zhvillim, kapitali fillestar do të jetë 10 miliardë lekë, kontribut i shtetit shqiptar, i cili do të shlyhet brenda një afati 4-vjeçar.

Po ashtu, shteti do të jetë edhe aksionar i 51% të aksioneve të saj. Këto të dhëna dalin në projektligjin, i cili është hartuar për ngritjen e institucionit financiar dhe që po konsultohet me grupet e interesit. Por çfarë roli do të ketë kjo Bankë në ekonominë e vendit?

Aktivitetet kryesore që do të realizojë banka do të jenë dhënia e kredive, ofrimi i garancive, investimet financiare dhe zhvillimi i shërbimeve digjitale.

Banka Shqiptare për Zhvillim synon të fuqizojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe startup-et, duke ofruar financim, dhe sipas rastit mbështetje teknike, për të ndihmuar këto biznese të përmirësojnë produktivitetin, të rrisin konkurrueshmërinë dhe të zgjerojnë prezencën e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu një tjetër synim është promovimi i eksporteve shqiptare duke inkurajuar prodhimin dhe shërbimet që mund të konkurrojnë me sukses në tregjet jashtë vendit.

Sipas dokumentit, Banka Shqiptare për Zhvillim do të mbledhë fonde përmes mekanizmave të ndryshëm, duke përfshirë pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku dhe instrumente të tjera financiare, e po ashtu do të mund të krijojë degë dhe shoqëri bija brenda dhe jashtë vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026