Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

28 Janar 2025 | 16:06

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet C.K., i nacionalitetit serb, nën dyshimet për kryerje të veprës penale, krim i luftës kundër popullsisë civile.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se hetimet kanë vërtetur se i pandehuri ka kryer dhunë seksuale ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar, në periudhën e luftës në Kosovë, 1998-1999.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë, pasi i pandehuri është i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Prokuroria Speciale ka ngritur një varg aktakuzash tjera në mungesë edhe në fund të dhjetorit, kryesisht për krime të kryera gjatë luftës në Kosovës.

Gjykimi në mungesë, sipas sistemit të drejtësisë në Kosovë, mund të zhvillohet vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për ta siguruar praninë e të akuzuarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026