Gazetarët e Euronews Albania raportojnë për ndërprerje të numërimit në disa KZAZ
Në disa KZAZ është ndërprerë numërimi i votave dhe shkak për këtë sipas raportimit të gazetarëve të Euronews Albania është bërë lodhja e numëruesve.
Ndalon numërimi në Delvinë pasi numëruesit kërkojnë një pushim prej 6 orësh.
Ndërprerje të numërimit ka dhe në KZAZ 42 në Rrogozhinë, pasi numëruesit kanë kërkuar pushim.
“Në Laprakë KZAZ 41 është ndërprerë procesi në mëngjes dhe do rifillojë në orën 12:00. Ky proces do ndëpritet për gjashtë orë. Brenda në qendra ka forca policie që thonë se numëruesit po bëjnë pushim se janë të lodhur,” tha gazetarja e Euronews Albania Esenka Meleqi.
Edhe në Kamëz është ndërprerë numërimi, pasi numëruesit e PS-së kanë kërkuar një pushim për shkak të lodhjes. Në këtë qendër numërimi pritet të rifillojë në orën 16:00.
Ndërkohë procesi i numërit është ndërprerë edhe në Peqin dhe do rifillojë sërish në orën 10:30.
Një KZAZ tjetër që ka ndërprerë numërimin është KZAZ 13 në qarkun e Lezhës dhe aty procesi pritet të rifillojë në orën 12:00.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor