Diaspora mbi 100 mijë aplikime, ja sa kërkesa janë refuzuar deri sot

29 Janar 2025 | 21:48

Procesi për regjistrimin në KQZ nga emigrantët jashtë vendit, me qëllim pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po vijon me ritme të larta.

Deri më tani kanë aplikuar mbi 100 mijë emigrantë për t’u bërë pjesë e procesit dhe ushtruar të drejtën e votës. Mbi 62 mijë aplikime janë miratuar, ndërsa refuzuar janë rreth 36 mijë aplikime.

KQZ pohon se vazhdon të jetë problem dokumenti që provon adresën ku jeton emigranti

Italia është vendi nga ku kanë ardhur rastet më të mëdha të refuzimit, me 45% të totalit të aplikimeve të gabuara.

8 mijë refuzime janë nga Greqia, ndërsa kërkesat nga shqiptarët e Gjermanisë janë refuzuar në mbi 3500 raste.

Celibashi shkroi në një postim në rrjetin social Facebook se:

“KQZ Shqipëri u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë. Falë punës pa orar të ekipit të ndihmës, aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime si këto të ilustruara më poshtë. KQZ mbron të dhënat personale të shtetasve sipas legjislacionit në fuqi dhe fton shtetasit të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026