Berisha: Diaspora mbështet rotacionin politik dhe Partinë Demokratike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së PD-së të mbajtur në selinë e kësaj partie, adresoi çështjen e votës së diasporës dhe rëndësinë e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se diaspora shqiptare është një faktor i rëndësishëm për ndryshimin politik në vend, duke argumentuar se emigrantët janë në mbështetje të Partisë Demokratike dhe kundër qeverisë aktuale.
“Diaspora është për rotacionin, për Partinë Demokratike dhe kundër narkoshtetit. Takimet e fundit të qeverisë jashtë vendit janë dëshmi e dështimit të tyre. Sallat e zbrazura tregojnë qartë largimin e shqiptarëve nga simboli i krimit dhe korrupsionit,” tha Berisha, duke iu referuar takimeve të përfaqësuesve të mazhorancës.
Ai ngriti shqetësimin për problematikat e procesit të votimit të emigrantëve, duke akuzuar qeverinë për manipulime përmes platformës së saj elektronike, e-Albania.
“Qeveria refuzoi që vota të bëhej përmes telefonit, siç ndodh në vende të tjera. Në vend të kësaj, e kaluan procesin në një portal që është i manipuluar nga mafiozët e vendit dhe të huaj,” deklaroi Berisha.
Berisha gjithashtu kritikoi rëndë Taulant Ballën, duke e cilësuar atë si një simbol të krimit elektoral dhe korrupsionit. Ai përmendi një takim të fundit të Ballës, ku, sipas tij, pjesëmarrja ishte minimale dhe pjesëmarrësit ishin sjellë nga qytete të tjera si Vlora.
“Taulant Balla është sinonim i krimit dhe i lidhjeve më obskure me drogën dhe larjen e parave,” tha Berisha.
Në përfundim, kreu i opozitës theksoi rëndësinë e mobilizimit të diasporës dhe të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar në realizimin e një rotacioni politik në zgjedhjet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë