Berisha: Ja pse e sulmova Majkon pas 30 vitesh dhe pakti kur i dridheshin këmbët

9 Janar 2025 | 22:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se të gjithë betejën e tij kundër SPKA e ka për qëndrimin e tyre lidhur me krimin zgjedhor.

Sipas tij Pandeli Majko është përfshirë në krime zgjedhore dhe ka qenë rastësi mënyra se si kjo është zbuluar. Berisha tha se në 30 e ca vite ai asnjëherë nuk e kishte sulmuar më parë Majkon, madje kishte bërë edhe një pakt me të në kohën e luftës në Kosovë, por kur pa dosjen nuk mund të mos e thoshte.

“Pandeli Majko në 30 e ca vite nuk është sulmuar ndonjëherë nga Sali Berisha. Madje e vërteta është se kam bërë edhe një pakt me të kur i dridheshin këmbët gjatë luftës në Kosovë. Por kur unë mora dosjen edhe sikur të quhej Pandeli Berisha prapë do e bëja. Ai gaboi rëndë me ato që tha. Ai ka kryer krim, sepse është regjistruar. Ai është ulur në tavolinë me Afrim Hodën dhe me Ardian çelën dhe kanë bërë planin e sigurimit të parave për të blerë zgjedhjet.

Janë tender për shtyllat centrufugale. Unë po ua them se ka dërguar në Kukës, ka dërguar ekip të posaçëm për vëzhgimin e trafiqeve të drogës dhe të armëve. Ata siç e kanë punën e tyre kanë vendosur përgjuesit në një tavolinë ku uleshin të dyshuarit. Aty është ulur Majko. Ky djali, që ishte pjesë e ekipit të misionit, e marrin dosjen dhe duan t’ia japin Vlora Hysenit, ajo nuk e pret fare këtë djalin. Djali meqë e kishte dosjen me vendim gjykate e të gjitha e merr dhe e dorëzon në SPAK. Pandeliu shkon e i kërkon Elisës, Vlorës dhe nuk i kërkon SPAK-ut që ta përgënjeshtrojë”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026