Mbesa e Kryepeshkopit Anastas përlotet gjatë ceremonisë, falenderon shqiptarët
Mbesa e Kryepeshkopit Anastasi Janullatos, Roksani Janoullatos, ishte e pranishme në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin, e cila u mbajt këtë të enjte në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Ajo mbajti një fjalim emocionues përpara të pranishmëve, duke vlerësuar figurën e xhaxhait të saj dhe duke falenderuar qytetarët shqiptarë për mikpritjen dhe dashurinë që i dhanë gjatë gjithë kësaj kohe.
“Më lejoni mua që t’ju drejtohem vëllezërve të Shqipërisë, vëllezër e mi në emër të familjes tonë. Do doja t’ju falenderoja për dashurinë që keni treguar për xhaxhain tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Për ne, Jerasimin, Athinën dhe mua, ai ishte xhaxhai ynë që gjithmonë na ka mbështetur nga afër përmes fjalës së tij dhe nga larg përmes lutjes së tij.
Ju e dini se sa shumë e deshi popullin, me të cilin jetoi për më shumë se 30 vjet, popullin e Shqipërisë, të vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Ai ishte gjithmonë një njeri që punoi për të mirën e njerëzve dhe do të mbetet në zemrat tona për gjithmonë. Fjalët e tij dhe vepra e tij do të jetojnë në kujtesën tonë përjetë,” tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta