Rama dhe Mitsotakis kapen nga kamerat duke biseduar në meshë, Berisha “i dëgjon”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, janë kapur nga kamerat duke shkëmbyer një bisedë gjatë meshës në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u mbajt ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Dy liderët ndodheshin përkrah njëri-tjetrit, me Mitsotakis në mes dhe Ramën në të majtë. Në të djathtë të kryeministrit grek ishte lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili nuk mori pjesë në bisedë dhe vijoi të ndiqte meshën në heshtje.
Pamjet tregojnë se ishte Mitsotakis ai që i flet Ramës, ndërsa ky i fundit i përgjigjet fillimisht me një pohim me kokë dhe duke i thënë “yes”. Më pas, dy kryeministrat vijuan të shkëmbenin disa fjalë gjatë ceremonisë, ndërsa Patriarku Ekumenik Bartolomeu mbante meshën përpara arkëmortit të Kryepeshkopit Anastas.
Biseda mes dy liderëve vjen në një moment kur marrëdhëniet shqiptaro-greke mbeten të ndjeshme, përfshirë çështje të tilla si negociatat për detin, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
Ndiqni ceremoninë live:
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë