Grupi palestinez Hamas liron tetë pengje, ia dorëzon Kryqit të Kuq

30 Janar 2025 | 15:43

Grupi palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ka liruar tetë pengje nga Rripi i Gazës dhe ia ka dorëzuar Kryqit të Kuq.

Më vonë gjatë ditës, Izraeli pritet të lirojë 110 palestinezë të burgosur. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vendosur që 110 palestinezët do të lirohen pas “lirimit të sigurt” të pengjeve, pas lirimit të tyre kaotik në Gazë.

Agram Breger, ushtar 20-vjeçar, u lirua i pari në kampin e refugjatëve Xhabalia në veri të Gazës dhe dy orë më pas u liruan dy izraelitë dhe pesë tajlandezë, të cilët iu dorëzuan Kryqit të Kuq në Han Junis.

Ky është lirimi i tretë i pengjeve që kur hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit më herët gjatë këtij muaji.

Marrëveshja për armëpushim ka në qendër përfundimin e luftimeve, që nisën më 7 tetor 2023 mes Izraelit dhe Hamasit, dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, por edhe qindra palestinezëve të burgosur në Izrael.

Sipas marrëveshjes, qindra mijëra palestinezë po ashtu janë kthyer në veri të Gazës në tre ditët e fundit.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 47.000 palestinezë dhe enklava palestineze ka pësuar shkatërrime të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026