EMRAT/ Vëllezërit e moshuar gjenden të pajetë në banesë, për çfarë dyshohet

3 Shkurt 2025 | 11:34

Dy vëllezër të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Policia bën me dije se viktimat janë Sabri Velaj, 90 vjeç, dhe Novrus Velaj, 85 vjeç.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore, por hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë shkakun e vërtetë të kësaj ngjarje.

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit Sabri Velaj, 90 vjeç dhe Novrus Velaj, 85 vjeç (vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026