Vrasja e Behar Sofisë, SPAK jep pretencën për të dyshuarin si organizator
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka kërkuar dënimin me 35 vite burg në mungesë për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë.
Jemin Shera vijon të jetë në kërkim, pasi ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. SPAK tha se, nga hetimet, ka rezultuar se Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.
Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj me radhë, deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.
Kujtojmë që në vitin 2023 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për 5 të pandehurit e tjerë që akuzohen për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në vitin 2021.
Në pretencën e SPAK u kërkua dënimi me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit: Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi, Xhuljano Visha.
Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin SPAK kërkoi dënimin me 7 vite burg.
Akuzat:
Ernejt Shyti akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim kryer për interes”, kryer në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Xhulian Visha akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim kryer për interes”, kryer në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” “Grup i Strukturuar Kriminal ‘në formën e pjesëmarrjes’.
Bujar Leza, akuzohet për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal” “Vrasje me paramendim e kryer për interes”, “Grup i Strukturuar Kriminal, në formën e pjesëmarrjes”
Leonard Xhixha, akuzohet për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal” “Vrasje me paramendim e kryer për interes”, “Grup i Strukturuar Kriminal, në formën e pjesëmarrjes”
Skëndër Vathi, akuzohet për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal” “Vrasje me paramendim e kryer për interes”, “Grup i Strukturuar Kriminal, në formën e pjesëmarrjes”.
Vuajtja e dënimit të pandehurve do të bëhet në burg të sigurisë së zakonshme
66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua nga Ernejt Shyti mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet