Gjyqi ndaj “Bajlozit”, dëshmon stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia
Stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 kanë dëshmuar këtë të enjte në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin “bajlozi” i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias.
3 dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian pasi ai e frekunetonte shpesh duke qene se kishte benesën aty. Lokali ndodhet ngjitur me një qendër tregëtare, mbrapa Piramidës. Pronarja e lokalit Engjellushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi barkafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj po ashtu ai kishte banesën aty.
Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshmin e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje. Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës.
Sipas SPAK ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj. Thënjet e dëshmitarëve mbeshteten edhe nga pamjet filmike të lokalit. Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë Marsel Pirra i cili nuk është gjetur ende dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ernejt Shyti.
Të pandehurit e tjerë në këtë çështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025