Ulet besimi në ekonomi, biznesi dhe qytetarët nuk presin rritje të “portofolit”
Muaji i parë i vitit 2025 ka ulur pritshmëritë e qytetarëve dhe biznesve për situatën ekonomike.
Në sondazhin e Bankës së Shqipërisë, ata nuk kanë shfaqur optimizëm të muajve parardhës, duke ulur me 0.8 pikë treguesin e ndjesisë ekonomike.
Sipas sektorëve, treguesi i besimit në industri është ulur me 4.7 pikë përqindje. Kjo për arsye të vlerësimeve në rënie të bizneseve për ecurinë e tanishme të aktivitetit dhe për kontratat porositëse.
Edhe përgjigjet në tregti e ndërtim janë finalizuar me rënie të besimit. Në tregti, kanë ndikuar kryesisht pritjet për çmimet dhe punësimin në të ardhmen, ndërsa në ndërtim, aktiviteti aktual dhe pasiguria për çmimet në të ardhmen.
Nga ana tjetër, edhe qytetarët thonë se këtë vit nuk presin të bëjnë blerje të mëdha apo të rrisin ndjeshëm të ardhurat e tyre familjare.
Muajt në vazhdim i shohin me optimizëm vetëm bizneset e shërbimeve, të cilët kulmin e aktivitetit të tyre e kanë në verë.
Por, edhe pse besimi ka rënë në të gjithë sektorët e ekonomisë, niveli i tij qëndron 6 pikë përqindje mbi mesataren historike.
LEXONI GJITHASHTU:
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane