Sekretari Rubio: Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Kosta Rikën

5 Shkurt 2025 | 07:17

Sekretari i Shtetit Marco Rubio premtoi të martën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të forcuar sigurinë kibernetike të Kosta Rikës, infrastrukturën e telekomunikacionit 5G dhe betejën e saj kundër narkotikëve.

Ai i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtypin me presidentin e Kosta Rikës Rodrigo Chaves. Ky vend i Amerikës Qendrore përballet me më shumë se 100 milionë sulme kibernetike në vit.

“Është shumë serioze, përballja e një vendi të tillë me 110 milionë sulme kibernetike në vit është e jashtëzakonshme dhe ata e kanë përballuar me shumë guxim”, tha Sekretari Rubio në San Jose, kryeqyteti i Kosta Rikës.

Në fund të vitit 2024, media lokale raportoi se zyrtarët e Kosta Rikës, në bashkëpunim me ambasadën e Shteteve të Bashkuara, identifikuan ndërhyrje kibernetike nga grupe kriminale në Kinë që kishin në shënjestër sistemin e telekomunikacionit dhe teknologjisë së vendit, një pretendim që Ambasada Kineze në Kosta Rika e mohoi.

Sekretari Rubio ishte në El Salvador të hënën, ku takoi Presidentin Nayib Bukele dhe nga ku njoftoi se zoti Bukele i kishte ofruar të pranonte të dëbuarit nga Shtetet e Bashkuara, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Ai po ashtu ka ofruar të bëjë të njejtën gjë me kriminelët që aktualisht janë në burg dhe po vuajnë dënimet në Shtetet e Bashkuara edhe në rastet kur janë shtetas amerikanë apo kanë leje qëndrimi

Sekretari Rubio tha se El Salvadori do të bashkëpunojë plotësisht për të riatdhesuar shtetasit e vet të cilët janë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur marrëveshjen “më të jashtëzakonshmen për imigrimin në botë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026