English

Sekretari Rubio viziton Kosta Rikën dhe Guatemalën, temë imigrimi dhe siguria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pritet të zhvillojë takime të martën me zyrtarë të Kosta Rikës dhe më pas Guatemalës si pjesë të vizitës së tij në Amerikën Latine, që u përqëndrua tekimigrimi, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe kundërpërgjigja ndaj ndikimit kinez në rajon.

- Advertisement -

Sekretari Rubio ishte në El Salvador të hënën, ku takoi Presidentin Nayib Bukele dhe nga ku njoftoi se zoti Bukele i kishte ofruar të pranonte të dëbuarit nga Shtetet e Bashkuara, pavarësisht shtetësisë së tyre.

“Ai po ashtu ka ofruar të bëjë të njejtën gjë me kriminelët që aktualisht janë në burg dhe po vuajnë dënimet në Shtetet e Bashkuara edhe në rastet kur janë shtetas amerikanë apo kanë leje qëndrimi”, deklaroi zoti Rubio.

Sipas ligjeve në fuqi, qeveria amerikane nuk mund të dëbojë shtetasit amerikanë.

Sekretari Rubio tha se El Salvadori do të bashkëpunojë plotësisht për të riatdhesuar shtetasit e vet të cilët janë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur marrëveshjen “më të jashtëzakonshmen për imigrimin në botë”.

Presidenti Bukele shkroi në platformën X se qeveria e tij i ofroi SHBA-së “mundësinë për të bartur një pjesë të sistemit të saj të burgjeve” në këmbim të një shume monetare për El Salvadorin për të mbajtur kriminelët e dënuar në mega burgun në Qendrën për Burgosje për Terrorizëm.

“Shuma monetare do të jetë relativisht e ulët për Shtetet e Bashkuara por e rëndësishme për ne, duke e bërë tërë sistemin tonë korrektues të qëndrueshëm”, deklaroi Bukele.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Sekretari Rubio gjithashtu foli për strategjitë për t’iu kundërpërgjigjur ndikimit të Partisë Komuniste kineze në hemisferën perëndimore për të ruajtur sovranitetin dhe interesat e dyja vendeve dhe të rajonit.

Vizita e tij vjen ndërkohë që autoritetet amerikane po ristrukturojnë agjencinë e Shteteve të Bashkuara që mbikëqyr ndihmat për vendet e huaja, gjë që ka nxitur një përplasje ndërmjet ligjvënësve demokratë dhe administratës së Presidentit Donald Trump.

Sekretari Rubio njoftoi se ai tani do të jetë drejtori në detyrë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, por se ia kishte deleguar autoritetin e tij një zyrtari tjetër. Ai theksoi se agjencia duhet të përshtasë ndihmën amerikane për vendet e huaja me interesat kombëtare dhe të përmbushë udhëzimet për politika të Departamentit të Shtetit.

Të hënën mbrëma, Shtetet e Bashkuara dhe El Salvadori gjithashtu nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpuniumin civil bërthamor, duke zgjeruar marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve.

Departamenti i Shtetit tha se memorandumi i mirëkuptimit shënon hapin e parë drejt ndërtimit të një partneriteti civil bërthamor, që ka për synim të forcojë sigurinë energjetike dhe bashkëpunimin ekonomik.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?