Rrëshqitja e dherave rrezikon banesat në Porto Romano, banorët të shqetësuar

4 Shkurt 2025 | 17:38

Një sipërfaqe e konsiderueshme kodrinore në zonën e Porto Romanos në Durrës është në prag të shembjes, pas shirave të fundit që prekën qytetin e Durrësit. Banorët e zonës ndihen të frikësuar për jetën dhe shtëpitë e tyre, pasi situata është alarmante. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi ngrenë dyshime se ky fenomen ka ardhur si pasojë e punimeve për ndërtimin e parkut urban të Spitallës.

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Durrësin nuk shkaktuan vetëm përmbytje, por kanë krijuar edhe rrëshqitje të tokës në zonën e Porto Romanos duke alarmuar banorët që ndihen të rrezikuar për banesat dhe bizneset e tyre.

Çarjet në tokë janë të dukshme në një segment prej më shumë se 1 km, ndërsa kodra përreth ka pësuar plasaritje në disa vende.

Sipas banorëve, fenomeni ka nisur pas reshjeve të fundit të shiut dhe është përkeqësuar dita-ditës. Ata e lidhin këtë problem me punimet e ndërprera për thellimin e kanalit të ujërave të larta, që përshkon zonën.

 “Problematika ndodhi pas shirave. Në këtë segmentin ku u hap kanali vjet nga bashkia, rreth 1.4 km ka ngelur i pambuluar. Rreth 200 metra tokë ka rrëshqitur dhe çdo ditë më rrezikon magazinat e mia. Kodra është çarë në 4-5 vende. I kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet, por për momentin thonë se janë të pafuqishëm për shkak të fushatës. Dëmi është jashtëzakonisht i madh dhe situata po agravon çdo ditë e më shumë. Zgjidhja e vetme është betonimi i kanalit”

“Situata është shumë e rrezikshme për të gjithë banorët e kësaj zone. Rrëshqitja rrezikon të gjitha banesat dhe ndërtesat. Kërkojmë ndërhyrjen e bashkisë. Po s’u mor një masë, do bëhet çdo ditë e më keq.”

Zona ku ka ndodhur rrëshqitja është pjesë e një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e Parkut Urban të Spitallës, me një fond prej rreth 1 miliard lekësh. Punimet përfshijnë edhe mbylljen e kanalit të ujërave të larta, por banorët shprehen të zhgënjyer nga cilësia e tyre dhe nga mungesa e një zgjidhjeje afatgjatë për këtë problem.

Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit ka konfirmuar se është në dijeni të problematikës, por sipas autoriteteve vendore, situata e krijuar nuk ka lidhje me punimet për rehabilitimin e kanalit. Për të analizuar situatën, ekspertë gjeologë nga Tirana pritet të kryejnë një studim të detajuar për të zbuluar shkaqet dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për ndërhyrje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026