Përmbyten 200 banesa në Durrës, banorët në protestë: Na erdhi uji te dysheku…

30 Janar 2025 | 14:40

Rreth 200  banesa në zonën e ish-kënetës në Durrës janë përmbytur ditën e djeshme për shkak të reshjeve të shiut. Rreth 50 persona janë mbledhur për të protestuar pasi  ka munguar ndërhyrja e emergjencave civile qoftë për ti shkuar në ndihmë apo për të parë dëmet që kanë pësuar banesat.

Disa nga banorët kanë folur këtë të enjte për Euronews Albania ku janë shprehur se nëse nuk veprohet ata do të vijojnë të protestojnë.

Një grua u përlot ndërsa fliste para kamerave teksa shprehej se ky është viti i tretë që përmbyten dhe nuk shohin të veprohet.

“Më ka arritur uji te dysheku i krevatit. Nuk kam lënë njeri pa marr. Djalin e kam alergjik, vajzën me probleme shëndetësore dhe asnjë nuk ka ardhur. Nëse ata nuk vijnë do vazhdojmë të protestojmë të paktën të na heqin ujin se është viti i tretë që përmbytem. Na premtojnë se do na japin ndihma, po asnjë gjë s’kemi marrë”.

“Këtu po tallen me ne. Me frigorifer me gjithçka, asgjë nuk funksionon, erdhi zjarrfikësja ngriti duart përpjetë. Nëse nuk përgjigjen do dalim në protestë”,-tha një person.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026