Durrës, shpëtohen 4 fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

29 Janar 2025 | 20:59

Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat përkatëse të emergjencave civile po monitorojnë me kujdes situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë disa pjesë të vendit, duke shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe angazhimit të disa grupeve të ndryshme, situata mbetet problematike në disa zona veçanërisht në Bashkinë e Durrësit ku forcat e Armatosura, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, dhe strukturat lokale të emergjencave civile po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën.

Ata janë të angazhuar kryesisht në kryqëzimin e stadiumit, stacionin e trenit, lagjen “17 Nëntori”, zonën e ish-Kënetës dhe Shkozetit, ku reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi të tjera ndërsa problematike mbetet situata në rreth 40 banesa në të cilat uji ka arritur në nivele kritike.

Emergjencat Civile u kanë ardhur në ndihmë 4 fëmijëve të bllokuar në një furgon shkolle dhe një familjeje, ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji. Në mbështetje të forcave në terren janë Forcat e Armatosura me 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në terren, Drejtoria Rajonale e Kullimit Durrës ka nisur pastrimin e Kanalit të Ujërave të Larta në unazën e qytetit, ndërsa strukturat e Autoritetit Portual dhe të Bashkisë Durrës janë angazhuar gjithashtu për të siguruar një qarkullim të pandërprerë dhe për të mbështetur pastrimin e zonave të prekura nga uji.

Gjithashtu, strukturat e Ministrisë së Mjedisit dhe Shërbimeve Publike janë duke monitoruar situatën dhe po ndërmarrin hapa për të menaxhuar pasojat.

Pavarësisht situatës të vështirë, autoritetet kanë njoftuar se pjesa më kritike e situatës tashmë është tejkaluar.

Prefekti i Durrësit, gjatë mbledhjes së emergjencave civile, theksoi se përpjekjet për normalizimin e situatës kanë qenë të suksesshme dhe që hidrovori po punon me kapacitet të plotë.

Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave të zakonshme dhe nuk ka rrezik për shkaktimin e përmbytjeve të tjera.

Në pjesën tjetër të vendit, situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur problematika të rëndësishme në qarkullim.

Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Sidoqoftë, autoritetet mbeten në gatishmëri dhe po monitorojnë vazhdimisht zhvillimet për të ndërhyrë në çdo moment, sidomos në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku priten reshje të tjera mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

Në këtë kuadër, Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, nëse situata përkeqësohet dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026