Përmbytje në Durrës/ Uji depërton në disa banesa te ‘Ura e Dajlanit’ dhe ish-Këneta

29 Janar 2025 | 16:55

Për shkak të reshjeve të intensifikuara të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat përkatëse.

Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujrave të Larta për të realizuar ndërhyrjet dhe pastrimin e kanaleve të bllokuara.

Ka pasur rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Uji ka mbuluar disa zona të qytetit, përfshirë Shkozet, ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori” ku ka pasur depërtime të ujit në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe ish-Këneta.

Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta, i cili ndodhet në unazën e qytetit, ka arritur një nivel kritik, duke shkaktuar shqetësime për përmbytjet.

Po ashtu, janë evidentuar probleme me praninë e ujit në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.

Strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë dhe koordinojë forcat deri në normalizimin e plotë të situatës.

Kujtojmë se që prej orëve të para të mëngjesit vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut.

Në disa qytete reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme duke mos lejuar kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Ministria e mbrojtes ka njoftuar se në orët në vijim pritet reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata.

Në pjesën tjetër të vendit priten reshje te dobëta deri lokalisht mesatare.

Ndërkohë shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026