ISHP: Invektimet nga virozat kanë rënë, kemi intensitet normal
Infektimet me grip kanë shënuar rënie për herë të parë që prej fillimit të janarit, kur kurba ishte vetëm në rritje.
Sipas raportit të fundit të ISHP në javën që sapo u mbyll janë regjistruar pranë mjekut të familjes dhe urgjencave mjekësorë 22.506 persona me simptoma dhe shqetësime të lidhura me gripin.
Kjo shifër sipas ekspertëve, konsiderohet brenda aktiviteti sezonal normal, ndërkohë që një javë më parë infektimet arritën pikun me 23.397 të infektuar, duke e klasifikuar një qarkullim me intensitet shumë të lartë të viruseve gripale, dhe prag epidemie.
Mes të infektuarve, vijon që trendi më i lartë të jetë mes fëmijëve të vegjël nën 5 vjeç.
Sa i takon shpërndarjes gjeografike, Durrësin, Tirana dhe Gjirokastra janë qytetet me numrin më të larët të të infektuarve.
Mes personave të paraqitur tek mjeku për ndihmë mjekësorë, shumica kanë marrë mjekim simptomatik dhe kanë vijuar shërimin në banesë, rreth 10% kanë patur nevojë për kujdes të shtuar dhe janë shtruar në spitalet rajonale dhe bashkiake në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta