Edward Joseph ka një porosi për Kurtin dhe Trump

5 Shkurt 2025 | 20:30

Analisti për Ballkanin Edward Joseph i ka bërë sot thirrje presidentit Donald Trump që të dallojë miqtë e vërtetë nga ata të rremë duke iu referuar rolit të Beogradit zyrtar, teksa ka një porosi edhe për kryeministrin aktual të Kosovës Albin Kurti.

“Kujdesuni për interesat amerikane dhe mos u mashtroni nga dikush që thotë se ju admiron dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ju, por pas shpinës suaj, në fakt ndërton marrëdhënieve më të ngushta me Kinën dhe çon përpara agjendën ruse dhe serbe”, tha Joseph në Forumin për çështje të sigurisë në Kongresin amerikan.

Joseph tërhoqi gjithashtu vëmendjen për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë këtë dhe ai ka përgjegjësi t’u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”, ka thënë ai.

Në Forumin për çështje të sigurisë në Kongresin amerikan anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën nevojën për solidaritetin e demokracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026

Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se është mbajtur Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Ngjarjeve të Mëdha Sportive,...
13:05 | 26/06/2026