Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta
Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se është mbajtur Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Ngjarjeve të Mëdha Sportive, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Në konferencë morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ndërsa u diskutua për organizimin e sigurisë bazuar në përvojën e Lojërave Olimpike të Parisit.
“Suksesi i këtij projekti nuk ndërtohet në ditën e hapjes së Lojërave, por çdo ditë përmes planifikimit, koordinimit dhe përkushtimit institucional. Po punojmë çdo ditë për të siguruar që Kosova të jetë e gatshme të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta evropiane”, ka shkruar Gashani.
Ai shtoi se synimi është që “Prishtina 2030” të lërë një trashëgimi të qëndrueshme për sportin dhe rininë në Kosovë.
Konferenca konsiderohet si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare, me institucionet vendore që kanë nisur tashmë koordinimin dhe planifikimin strategjik për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe profesional për pjesëmarrësit dhe vizitorët.
Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë