Hetimet e përplasjes së trenave, jep dorëheqjen zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile
Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile i Greqisë, Christos Trianthopoulos, ka dhënë dorëheqjen për akuzat për manipulim të provave në lidhje me përplasjen e trenave në vitin 2023, ku humbën jetën 57 persona.
Opozita akuzoi Tiantopoulosin se ishte në vendin e aksidentit pa autorizim, gjë që ai e mohoi.
Ai theksoi se ishte në vendin e aksidentit sepse ishte pjesë e planit të qeverisë për të “ndihmuar familjet e viktimave”.
Trianthoplos tha se ai dha dorëheqjen për të lehtësuar gjërat për ministrat e tjerë, duke deklaruar se ai ishte “akuzuar në mënyrë të padrejtë”.
Një përplasje mes dy trenave në Greqinë veriore ndodhi në vitin 2023, kur një tren pasagjerësh dhe mallrash përfunduan aksidentalisht në të njëjtën binar.
Vonesat në hetimin e aksidentit kanë rritur presionin e opozitës ndaj qeverisë përpara përvjetorit të dytë më 28 shkurt.
Aksidenti shkaktoi protesta masive publike dhe polemika politike.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West