Trump fjalim pas deklaratave për Gazën, e quan veten “paqebërësi”

6 Shkurt 2025 | 16:37

Në një fjalim të mbajtur në Kapitol këtë të enjte, Presidenti amerikan Donald Trump u përqendrua në arritjet e tij diplomatike dhe planin e tij për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara. Gjatë fjalës, Trump theksoi rolin e tij si paqebërës, duke marrë merita për armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 19 janar.

Ai u shpreh se gjatë mandatit të tij të parë, “nuk pati luftëra”, duke shtuar se kur u rikthye në postin e presidentit, Lindja e Mesme ishte në kaos dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ishte në kulmin e tij.

Në një moment, Trump kërkoi që disa anëtarë të familjes së pengjeve izraelitë të ngriheshin në këmbë, duke i siguruar ata se “do të vazhdojë të punojë derisa çdo peng të kthehet në familjen e tij”.

Trump gjithashtu theksoi rëndësinë e besimit në Zot dhe deklaroi se themeli i Amerikës qëndron në katër fjalë të thjeshta: “Ne besojmë te Zoti”. Ai gjithashtu paralajmëroi një “epokë të artë” për Shtetet e Bashkuara.

Në përfundim të fjalimit, Trump përmendi zhvillimin e Kupës së Botës dhe festën e 250-vjetorit të SHBA, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm , duke shprehur shpresën për një të ardhme të ndritshme dhe një “festë të madhe” në SHBA.

Kujtojmë se ditën e mërkurë pas pritjes në Shtëpinë e Bardhë që i bëri kryeministri izraelit,  Benjamin Netanyahut, Trump bëri një deklaratë të fortë ku tha se SHBA-të do të marrin nën kontroll Gazën dhe sugjeroi zhvendosjen e palestinezëve drejt vendeve fqinje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026