Prag zgjedhjesh në Kosovë, del raporti me kandidatët që kanë probleme me ligjin
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka dalë në pah një raport i cili tregon edhe numrin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin. Partitë që kanë më shumë kandidatë të tillë janë Lëvizja ‘Vetëvendosje’, ‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA’ dhe Lidhje Demokratike të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje renditet e para dhe ndiqet nga koalicioni ‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA’ dhe Lidhje Demokratike të Kosovës, për kandidatët në listat e tyre që kanë probleme me ligjin. Kjo u tha gjatë një konference të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres INPO.
“Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 14 kandidatë apo 12 për qind e listës së kësaj partie ka probleme me ligjin. Koalicioni AAK-NISMA ka 8 kandidatë pra, 7.27% dhe LDK me një kandidatë. Nga gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin 16 prej tyre janë duke u përball me aktakuza aktive, ndërsa 8 kandidatë janë të dënuar për vepra penale. Në mesin e këtyre 16 kandidatëve tre prej tyre kanë më shumë se një aktakuzë aktive kështu numri total i aktakuzave aktive ndaj këtyre kandidatëve shkon në 20. Ndërsa, numri total i veprave penale shkon në 21”, tha Burbuqe Kastrati, lëvizja ‘FOL’.
Ne këtë konference u fol edhe për programet e partive. Nga 28 parti qe garojnë ne zgjedhjet e 9 shkurtit vetëm 13 prej tyre kane programe politike te prezantuara. Aty u tha se ne te gjitha programet ka mangësi, sidomos ne çështjet e drejtësisë.
“Lëvizja Vetëvendosje sundimi i ligjit trajtohet në një faqe të këtij programi dhe që përmban tri çështje. LDK si aspekte pozitive konsiderohet fakti se premtohet zhvillimi i procesit të vettingut në përputhje me Komisionin e Venecias se do t’i kthehet Agjencisë për ndihmë juridike falas pavarësia siç ka qenë se do të ruhet stabiliteti i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të punohet në digjitalizim. As programi i PDK nuk i referohet strategjisë për sundimin e ligjit, mirëpo përmend se do të miratohet strategjia kundër korrupsion e cila ka munguar gjatë gjithë këtij mandati qeverisës”, tha Gëzim Shala, instituti i Kosovës për drejtësi.
Të dielën e 9 shkurtit, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën dhe qeverinë e re që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West