Liverpool nuk njeh kundërshtar, “të kuqtë” avancojnë në finalen e Kupës së Ligës

7 Shkurt 2025 | 11:13

Liverpool ka përmbysur Tottenham-in dhe ka avancuar në finalen e Kupës së Ligës. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 4-0, duke përmbysur disavantazhin 1-0 të sfidës së parë.

Liverpool konfirmoi edhe një herë se këtë sezon është pretendent për fitimin e çdo trofeu të mundshëm, jo vetëm në Angli. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot zhvilloi një paraqitje perfekte në “Anfield”, duke shtangur Tottenham-in dhe siguruar një vend në finalen e Kupës së Ligës. Disavantazhi prej një goli nga ndeshja e parë gjysmëfinale nuk e pengoi Liverpool-in, pasi në sfidën e kthimit realizoi një poker golash për të siguruar kualifikimin.

Fraksioni i parë, ashtu si e gjithë loja, foli për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Cody Gakpo në minutën e 34-të. Në atë moment, gjysmëfinalja ishte në baraspeshë, por ashtu siç ka bërë gjatë gjithë sezonit, Liverpool nuk u mjaftua me kaq dhe shënoi edhe tre herë në pjesën e dytë. Salah, Szoboszlai dhe Van Dijk ishin autorët e golave që vulosën fitoren 4-0.

Nga ana tjetër, Spurs-at nuk prodhuan asnjë rrezik për kundërshtarin, madje nuk arritën të godasin asnjëherë në portën e Kelleher-it.

Me këtë triumf, Liverpool avancon në finale, ku e pret Neëcastle, skuadër që ende nuk e ka fituar këtë trofe. Ndërkohë, të kuqtë numërojnë plot 10 tituj të Kupës së Ligës. Finalja do të zhvillohet më 16 mars në “Wembley”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026