SPAK mbyll hetimet për Goron dhe dy ish-zyrtarët e bashkisë Himarë, zbardhet akuzat
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjykim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, dhe dy ish-drejtorëve të tjerë të bashkisë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Kërkesa ka ardhur pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimeve penale nr. 127 të vitit 2024 dhe nr. 298 të vitit 2021.
Në hetime ka rezultuar se Jorgo Goro, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, ka kryer veprime dhe mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të detyrës, duke vepruar në kundërshtim me ligjin”Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, dhe me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Këto veprime kanë ndodhur në dëm të disa shtetasve të Bashkisë Himarë.
Po ashtu, hetimi ka zbuluar se Goro, në bashkëpunim me ish-drejtorët e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, kanë shkelur ligjin “Për Përfundimin e Procedurave Ligjore të Kalimit të Tokës Bujqësore të Ish-Ndërmarrjeve Bujqësore në Pronësi të Përfituesve” dhe procedurat e përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave.
Kërkesa e Prokurorisë për dërgimin në gjykim është bërë për këta tre individë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim, sipas neneve 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Të akuzuarit janë:
- Jorgo Goro, ish-kryetar i Bashkisë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
- Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
- Jerasimo Bashi, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni