Kryeministri i Libanit formon qeverinë e re dhe premton reforma

8 Shkurt 2025 | 20:38

Libani formoi një qeveri të re të shtunën, pas ndërhyrjes jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në proces dhe në një hap që synon ta sjellë vendin më afër qasjes në fondet e rindërtimit pas një lufte shkatërruese mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Duke folur për gazetarët në pallatin presidencial, kryeministri i ri Nawaf Salam tha se kabineti 24 anëtarësh do t’i jepte përparësi reformave financiare, rindërtimit dhe zbatimit të një rezolute të Kombeve të Bashkuara që shihet si gurthemel për stabilitetin në kufirin e Libanit me Izraelin.

Njoftimi erdhi pas më shumë se tre javë bisedimesh me partitë politike rivale në Liban, ku postet qeveritare janë të ndara sipas sekteve fetare. Ditët e fundit u bllokuan disa kandidatura në nivel ministrash të myslimanëve shiitë, të emëruar zakonisht nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani dhe aleati i tij shiit Amal.

Por Uashingtoni ka kundërshtuar ndikimin e Hezbollahut në krihimin e qeverisë së re.

Zyrtarja amerikane për çështjet e Lindjes së Mesme, Morgan Ortagus tha të premten se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë përfshirjen e Hezbollahut në kabinetin e ri një “vijë të kuqe” dhe falënderuan Izraelin që i dha goditje shkatërruese grupit, një deklaratë e debatueshme, që shkaktoi protesta në Liban.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra

Britania e Madhe ka ndërruar gjashtë kryeministra që nga viti 2011, por një banor i Downing Street ka mbetur i pandryshuar gjatë gjithë kësaj periudhe, macja Larry....
16:57 | 24/06/2026

Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit

Italia ka kritikuar komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me përdorimin e bazave ushtarake italiane nga forcat amerikane gjatë operacioneve në...
16:51 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026