Presidentja Osmani përgëzon qytetarët: Të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor
Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përgëzuar qytetarët për angazhimin e tyre në këtë proces zgjedhor, duke theksuar se ata treguan një kulturë të lartë demokratike.
Në këtë kuadër, Presidentja ka shprehur pritshmërinë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.
Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor dhe që çdo votë të numërohet saktë.
Ajo ka siguruar qytetarët se do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, derisa të sigurohet që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta