Scholz përjashton mundësinë për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

10 Shkurt 2025 | 10:15

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sërish ka përjashtuar mundësinë që Ukrainës t’i dërgohen raketa me rreze të gjatë veprimi, Taurus, duke kundërshtuar veprimet që do të “përdoreshin armë shkatërruese” thellë brenda Rusisë.

Ai i bëri këto komente, që me gjasë janë kundërpërgjigje për kundërshtarin e tij politik konservator, i cili ka shprehur më shumë gatishmëri që armë të tilla t’i jepen Kievit.

“Nuk mendoj se është e drejtë që të dërgohen armë shkatërruese thellë brenda territorit rus”, tha Scholz, gjatë një debati televiziv më 9 shkurt, para zgjedhjeve gjermane që do të mbahen brenda dy javës.

“Ky është pikërisht ai lloj hapi që nuk duhet të ndërmerret nëse mbani përgjegjësi për Gjermaninë”, shtoi ai.

Friedrich Merz, aleanca konservatore e të cilit CDU/CSU është duke udhëhequr në sondazhe kundrejt SPD-së të Scholzit, tha se ai gjithmonë “e kam bërë të qartë” qëndrimin sa i përket dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë.

“Gjithmonë e kam thënë, dërgimi i raketave lundruese duhet të vendoset në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar, Franca dhe Britania po ashtu dhe ne është dashur ta bëjmë”, tha Merz.

Merz kishte deklaruar për mediat gjermane në tetor se ai do të miratonte dërgimin e raketave për në Kiev nën disa kushte të posaçme. Këto raketa kanë një rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash.

Nëse Rusia sulmon Ukrainën, “mos u ndal, dhe hapi i parë është ky: Largo kufizimet për rrezet e veprimit të armëve. Dhe hapi i dytë është që ne t’iu dërgojmë raketa Taurus”, deklaroi ai.

Kështu, tha Merz, presidenti rus, Vlaidmir Putin, “ka në duar çështjen se sa dëshiron ta përshkallëzojë situatën”.

Në korrik, DW raportoi se Merz ishte në favor që Berlini ta ndihmonte Kievin me avionë luftarakë në mënyrë që të mbrohej kundër agresionit rus.

Edhe pse Scholz është shprehur më hezitues për t’i dërguar Kievit armatim të rëndë, Berlini është i dyti, pas Uashingtonit, sa i përket ndihmës së ofruar për Ukrainën. Scholz ka insistuar se është thelbësore të sigurohet “sovraniteti i Ukrainës dhe që shteti të mos detyrohet që të nënshtrohet”.

Sa i përket politikës së brendshme, Scholz po tenton të fitojë më shumë mbështetje për të ndryshuar renditjen në sondazhe për zgjedhjet e 23 shkurtit, duke e akuzuar Merzin se po tenton të marrë mbështetjen e partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Por, Merz ka thënë se aleanca e tij nuk do të bashkëpunojë apo qeverisë me AfD-në, partinë kundër emigrantëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026