SHBA bisedime me Rusinë për fundin e konfliktit në Ukrainë? Po Kina? Flet analisti
I ftuar në Euronews Albania, analisti Dritan Hoti ka folur për situatën politike ndërkombëtare pas ardhjes në detyrë të Trump, duke analizuar mundësinë e zgjidhjes së konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai ka theksuar rolin e rëndësishëm të SHBA në skenën globale, si dhe ndikimin e mundshëm të politikave të Trump në këtë drejtim.
“Roli i Amerikës në botë është i padiskutueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Zgjidhja e çështjes në Ukrainë do të kalojë përmes angazhimit të Shteteve të Bashkuara, pa e reduktuar prestigjin amerikan përballë Evropës dhe përkundër ndikimit të mundshëm të Rusisë.
Një aleancë mes SHBA dhe Rusisë, që përflitet herë pas here, ka ekzistuar në të shkuarën historike nga nevoja, siç ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, pas përfundimit të luftës, duhet ajo u shpërbë dhe një traditë e kahershme i ka ndarë këto shtete.
Nëse Amerika do të futej në një aleancë të stilit realpolitik me Rusinë, kundër Kinës, do të kishte një dëm të madh për substancën amerikane dhe për atë që quhet ‘bota e lirë’”, u shpreh Hoti.
Sipas Hotit, forca dhe ndihma amerikane janë të rëndësishme për sigurinë globale, por ai theksoi se ka pasur një keqinterpretim të angazhimit amerikan, duke shtuar se “përkushtimi amerikan është i nevojshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror.
“Vendet e botës së lirë duhet të ndjekin Amerikën dhe të përmbushin disa pika të interesave kombëtare të saj, të cilat përkthehen në siguri për të gjithë botën e lirë.Kjo e shqetëson Rusinë, pasi është e vlerësuar një mënyrë realistike e analizës së potencialeve ushtarake dhe ekonomike, ku SHBA ka një buxhet 8 herë më të madh se Rusia dhe Kina së bashku”, tha Hoti.
Hoti gjithashtu diskutoi për politikat e jashtme të administratës Trump, duke theksuar se;
“Trump ka krijuar një diplomaci transnacionale, që është një shqetësim për politikën e jashtme ruse, përfshirë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.
Pavarësisht kësaj, Zelensky, presidenti i Ukrainës, e ka pranuar praninë amerikane menjëherë, e cila do të sjellë konsolidim ekonomik dhe forcimin e shtetit ukrainas.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse Rusia do ta pranojë këtë qasje, një pikëpyetje e madhe që mbetet e hapur në planin kompleks të politikës së SHBA-ve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, paralajmërimi i ekspertëve: Nxehtësia ekstreme rrit rrezikun për shëndetin mendor
OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
Izraeli sulmon me dron Libanin jugor, vetëm një ditë pas marrëveshjes për tërheqjen e disa trupave nga rajoni
- 17:48 Temperaturat e larta, paralajmërimi i ekspertëve: Nxehtësia ekstreme rrit rrezikun për shëndetin mendor
- 17:45 41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave
- 17:42 Matura Shtetërore 2026, më shumë nota 10 dhe më pak ngelës në Matematikë
- 17:37 OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
- 17:29 I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës
- 17:19 Izraeli sulmon me dron Libanin jugor, vetëm një ditë pas marrëveshjes për tërheqjen e disa trupave nga rajoni