Vlorë/ Arrestohet 17-vjeçari pasi u kap me armë zjarri, në kërkim bashkëpunëtori
Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap me një armë zjarri automatike, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrollit të bërë në bagazhin e një automjeti taksi, ku ai udhëtonte drejt Vlorës, u gjet armë zjarri automatike dhe dy krehra.
Në vijim të hetimeve, u identifikua dhe shpall në kërkim një tjetër shtetas me iniciale E. Gj., 19 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin për të siguruar armën dhe për ta shitur në qytetin bregdetar.
Gjatë kontrollit të bërë në banesën e shtetasit E. Gj., u gjet dhe një krehër armë, i cili u sekuestrua nga policia. Po ashtu, armë zjarri dhe dy krehra të tjerë, të cilët transportonte 17-vjeçari, u sekuestruan si prova materiale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta