Zbardhet shpërthimi me tritol në lokalin në Fushë Krujë, arrestohet autori

10 Shkurt 2025 | 10:35

Policia ka mundur të zbardhë incidentin e ndodhur më 31 janar 2025 në Fushë Krujë, ku fasada e një lokali në u dëmtua nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Autoritetet kanë identifikuar dhe kanë autorin kryesor të ngjarjes, Mondi Topalli, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij Mirgen Zalla është shpallur në kërkim.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar armë gjahu, armë sportive dhe municion luftarak në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, duke shtuar dhe prova për lidhjet e tij me ngjarjen.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i  shtetasit M. Z.

Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T”, njofton policia.

Aktualisht, policia po vijon kërkimet për kapjen e shtetasit Zallës., ndërkohë që materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026