I vendosën tritol në jaht pasi erdhi nga Dubai, si i shpëtoi Hysa atentatit në Vlorë

27 Dhjetor 2024 | 14:55

Gazetari Artan Hoxha solli në Euronews Albania detaje të reja mbi personin që mbeti i plagosur në atentatin e 15 dhjetorit në Athinë ku humbi jetën 47-vjecari Irakli Davella.

Ai sjell një episod interesant kur ky person është tentuar të eleminohet gjatë një shëtitje me jaht në Vlorë pas ardhjes nga Dubai në Shqipëri.

“Ngjarja e 15 dhjetorit në Athinë, atentati ndaj Irakli Davellës dhe sidomos ndaj Edmond Hysës i cili ka marrë një plumb në bark dhe një në kokë. Këto lloj të shtënash janë nga komando. Aty u tha Lulo por në fakt është Edmond Hysa, një personazh shumë i rëndësishëm”, tha Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha shtoi se personi që i shpëtoi këtij shpërthimi në jaht por mbeti i plagosur te atentati i 15 dhjetorit në Greqi, Edi Lulo, në të vërtetë është Edmond Hysa.

“Në verë këtij personi i është bërë një atentat dhe ka dështuar. I është vendosur eksploziv në jahtin që kishin marrë me qera 13 veta, miq që kishin ardhur nga Dubai në Vlorë. Eksplozivi është vendosur në momentin që jahti ka qenë në furnizim dhe kur ata kanë dalë në det është aktiviuzuar shpërthimi. Për fatin e tyre të mirë kapsolla ka lëvizur nga eksplozivi dhe ka shpërthyer vetëm kapsolla dhe ata janë hedhur në det dhe kanë qëndruar disa orë deri sa ka ardhur dikush që i ka ndihmuar dhe i ka nxjerrë në breg. Ky është një personazh i lidhur me grupet më të fuqishme të narkotrafikut të viteve të fundit por skuadrën më të fortë të tij të qitsave ai e ka pasur në Athinë. Ju kam thënë vitet e fundit se vrasësit më të ashpër dhe gjakatarë vijnë nga Greqia”, tha gazetari Artan Hoxha n♪7 Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026