Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe i plagosuri
Janë identifikuar shtetasit shqiptarë që ranë pre e një atentati mesditën e së dielës në Athinë.
Nga atentatit me armë zjarri mbeti i vrarë shtetasi Irakli Davella nga zona e Sarandës, ndërsa u plagos shtetasi Edi Lolo.
Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit.
Media greke Protothema shkruan se autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të viktimave dhe personin që ka mbetur i vdekur është qëlluar me plumb në kokë.
Sipas informacioneve të deritanishme, viktima ishte shtetas grek, me origjinë shqiptare, pronar lokali në Peristeri, i cili gjatë verës merrte edhe automjete me qira në ishuj. Ai duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafian greke, ndërsa i plagosuri është një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.
Atenatorët ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot, që policia beson se do të thotë se ata e kishin planifikuar krimin dhe vodhën makinën pikërisht për të shkuar atje ku goditën viktimat e tyre. Mënyra se si vepruan tregon se atentati ishte i planifikuar.
Hetimet e para të policisë janë të përqendruara në larje hesapesh mes grupeve kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun