Kosovë| Numërohen mbi 99% vota të partive politike, si paraqitet rezultati deri tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17% votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83% ose 339 mijë 350 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15% ose 184 mijë e 40 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59% ose 146 mijë 241 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47% ose 62 mijë e 66 vota.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
Në zgjedhjet e parlamentare të vitit 2021, Vetëvendosje ka pasur 438 mijë e 335 vota, PDK-ja 148 mijë e 285 vota, LDK-ja 110 mijë e 985 vota dhe AAK 62 mijë e 111 vota.
Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për herë të parë si të rregullta, pas shpalljes së pavarësisë.
Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka paralajmëruar se do të formojë qeverinë e vetme, ndërsa opozita ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës duke thënë se do ta bëjnë ekzekutivin e ri vendor nëse partia e Albin Kurtit dështon.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta