Eksperti i Sigurisë: Jemi në një fazë problematike të marrëdhënieve Kosovë-SHBA
Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri që vepron në Uashington, tha se Qeveria e re e Kosovës nga cilado forcë politike që formohet, duhet ta ketë të qartë realitetin mbi marrëdhëniet aktuale të Kosovës me aleatët dhe të krijojë një strategji për politikën e jashtme.
Në intervistën për REL-in, Shtuni shtoi se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të trajtohen me seriozitet, sidomos tash kur në SHBA është president Donald Trump.
“Në qoftë se e kuptojmë se çfarë prioriteti ka presidenti Trump, në qoftë se vazhdohet me dredhi, me gjysmë të vërteta dhe premtime të pambajtura, kam përshtypjen se ka për të pasur probleme në marrëdhënie”, theksoi ai.
I pyetur nëse SHBA-ja do të ketë angazhim më të madh në dialogun Kosovë-Serbi, sapo Kosova të formojë një qeveri të re, Shtuni tha se kjo varet edhe nga formati i bisedimeve, por edhe nga koha që do t’ia marrin administratës Trump problemet e tjera gjeopolitike në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE-ja mirëpret mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë
- Prokuroria në Kosovë nuk ka nisur hetime ndaj KQZ-së për problemet me sistemin
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë