Prokuroria në Kosovë nuk ka nisur hetime ndaj KQZ-së për problemet me sistemin
Prokuroria e Shtetit në Kosovë nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si pasojë e problemeve nga ky institucion që u paraqitën gjatë publikimit të të dhënave nga numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kështu ka konfirmuar për KosovaPress, Liridonë Kozmaçi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit e cila mohoi raportime se Prokuroria ka nisur hetimet për organin kompetentë për organizimin e zgjedhjeve.
“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka thënë ajo.
Lidhur me procesin e djeshëm zgjedhor Kozmaçi-Hajdari tha se Prokuroria e Shtetit ka hapur katër raste, kundër tetë personave.
“Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit të tyre deri në mbyllje të procesit të votimit, janë hapur katër raste, kundër tetë personave, kurse informatat tjera janë duke u trajtuar”, thuhej në përgjigjen e zëdhënëses së Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Udhëheqësja e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Liridonë Kozmaçi Hajdaraj dha detaje për secilin rast të iniciuar.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë pas informatave të pranuara nga qytetarët, ka iniciuar dy raste të ndryshme që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka iniciuar dy raste të ndryshme që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit.
Në rastin e parë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: ‘Sulm ndaj personit zyrtar’, nga neni 402 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: ‘Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar’, nga neni 209 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, kanë deklaruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pasur telashe me platformën e saj online.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve