A mund të shkarkohet Erion Veliaj? Manjani citon ligjin për kryebashkiakët
Juristi Ylli manjani shpjegoi në “NOW me Erla Mehillin” rastet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet dhe arsyet që e justifikojnë këtë.
Duke u ndalur te arrestimi i Erion Veliajt, ai citoi nenin 62 të ligjit për Qeverisjen Vendore, i cili përcakton kushtet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet.
“Ka një ligj në Shqipëri, ligji për Qeverisjen Vendore, nenin 62, i cili thotë se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
- Kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve;
- Dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë prej tre muajsh pa ndërprerje.”
“Ku është shkelja e Kushtetutës këtu?”, tha Manjani.
Përsa i përket mundësisë së dorëheqjes së Veliajt, Manjani e quajti këtë një “gabim të rëndë dhe shtoi:
“Dorëheqja është akti i vetëm që i ka mbetur Veliajt për të negociuar. Po të isha unë, do ta bëja. Po për çfarë është në burg ai? A po vepron sipas drejtësisë hyjnore apo është nën ndikimin e Nesti Angonit? Po, dorëheqja është kaq e lehtë për të! Veliaj është në majë të kalit dhe mund të ikë sa të dojë.”
Manjani theksoi se askush nuk po i del në krah Veliajt sot në ditë e tij të arrestimit dhe e cilësoi Bashkinë e Tiranës si një “varr politik të hapur.”
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri
Turisti amerikan humbet në Përmet, gjendet pas 10 orë kërkimesh
Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:17 Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri
- 19:05 DASH i përgjigjet Euronews Albania për “non grata-n” e Berishës
- 18:59 Turisti amerikan humbet në Përmet, gjendet pas 10 orë kërkimesh
- 18:54 Kryetari i Parlamentit të Iranit paralajmëron për përshkallëzim të madh në mesazhin drejtuar Trumpit
- 18:49 Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 18:41 Hoxha: Synojmë të mbyllim të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në brenda vitit të ardhshëm