Kosovë| Nis procesi i numërimit të votave për deputetë vetëm në katër komuna

11 Shkurt 2025 | 18:07

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thekson se sot pasdite ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendra komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh. Ndërsa për komunat tjera të Kosovës, ai ka theksuar se po bëhen të gjitha përgatitjet dhe numërimi pritet të nisë më 12 shkurt.

Në një konferencë për media, Elezi ka nënvizuar se brenda pak ditësh pritet të përmbyllet ky proces. Ndërsa, ka shtuar se për herë të parë, numërimi i votave për kandidatët për deputetë po bëhen në qendrat komunale të numërimit, dhe se secila komunë ka një qendër të tillë. Po ashtu ka shtuar se çdo gjë do të jetë transparente.

Elezi ka folur edhe për votat nga diaspora, i cili tha se sipas të dhënave preliminare numri i votave në përfaqësitë diplomatike është 15 mijë e 352. Derisa shtoi se janë pranuar 68 mijë e 712 pako me fletëvotime nga diaspora.

“Sipas të dhënave preliminare numri i votave në përfaqësitë diplomatike është 15 mijë e 352 nga 20 mijë e 324. Lidhur me pjesën tjetër përmes postes, janë pranuar 68 mijë e 712 pako me fletëvotime…Është vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë numërimi i një vendvotimi, kjo varet nga disa faktor, nga pjesëmarrja e votueseve në një vendvotim, me numër më të madh marrin më shumë kohë për t’u numëruar në krahasim me ato që kanë pjesëmarrje më të ulët….Do të vëzhgohet nga vëzhguesit e subjekteve politike, nga mediat e akredituara dhe vëzhguesit e organizatave joqeveritare. Besojmë se brenda pak ditë do arrijmë të përmbyllim këtë proces”, ka shtuar Elezi.

Ai ka thënë se nga dita e nesërme pritet të fillojë në komuna tjera procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në qendra komunale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026